Lajme
LVV-së i mungojnë votat, në Podujevë mund të ketë zgjedhje të reja për asamble
Demokracia
21:23 | 24 Korrik 2023

Share:

Prishja e koalicionit mes PDK-së e Vetëvendosjes në Komunën e Podujevës mund të rrezikoj që asambleja komunale të shkojë në zgjedhje. Testi i parë për pushtetin, do të jetë në muajin shtator.

Punët duket se i kishin mjaftë mirë, por një mesazh nga qendra ndryshoi edhe rrjedhën e bashkëqeverisjes ndërmjet Vetëvendosjes e PDK në Podujevë.

Nënkryetari i PDK-së, në Podujevë, Burim Januzi thotë deri në momentin kur kanë marrë njoftimin nga qendra se duhet të largohen nga koalicioni, bashkëpunimin e kishin mjaftë të mirë.

“Bashkëpunimi ka qenë shumë mirë. Ne kemi pasur dy drejtori këtu, por pas prishjes së koalicionit është dashur që të largohen”, ka thënë Januzi.

Pa PDK-në, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë vështirësi për të bërë shumicën dhe për të marrë vendime.

“Është përgjegjësi e partisë në pushtet që të vendos se si do ti bëjë numrat pasi ata i kanë edhe katër  numra brenda asamblesë. Nëse ata nuk i sigurojnë numrat atëherë asambleja komunale duhet të shkojë në zgjedhje”, ka deklaruar Januzi.

RTV Dukagjini, ka tentuar të marrë qëndrimin e zyrtarëve të degës së Vetëvendosje në këtë komunë, por këta të fundit nuk kanë pranuar të flasin.

Shemsi Jashari, monitorues i punës së Kuvendit Komunal, tregon se cilat do të jenë vështirësitë e para për pushtetin në këtë komunë.

“Sfida e parë që e pret këtë legjislaturë lokale është miratimi i buxhetit pasi duhet të kryhet në shtator. Se si do të rrjedhin tutje por ajo që kemi parë deri tash është një marrëveshje me asamblist vet pa parti për të arritur miratimin e  tij dhe mos të ketë ngërçe, mbetet mu pa se si do të gjejë zgjidhjen pushteti”.

Prishjen e koalicionit në Podujevë, erdhi si shkak i vendimi të dalë nga këshilli Drejtues i PDK-së, për shkëputje të raporteve me qeverinë dhe partinë në pushtet, shkaku i situatës në vend.

Muaj më parë, konkretisht në fund të muajit maj, ka marrë fund bashkëpunimi i Vetëvendosjes e PDK-së, edhe në Komunën e Gjilanit.

Të ngjashme