Lajme
LVV-ja e fshiu arkivin e saj vetëm për qytetarët, manipulon me një video të Kurtit të 2007-ës kinse kundër Asociacionit
Demokracia
20:10 | 08 Nëntor 2022

Share:

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, historikun e saj politik e ka fshirë vetëm për publikun dhe jo edhe nga arkivi i tyre. Ajo tani ka shpërndarë një video të kryeministrit Albin Kurti, gjatë një proteste të vitit 2007, kur ai ishte aktivist.

Në videon e publikuar nga VV-ja, Kurti fliste kinse për Asociacionin, duke thënë se “po dojnë me maru komuna me shumicë serbe, që kanë me pasë jashtëzakonisht ma shumë kompetenca se komunat me shumicë shqiptare”, që faktikisht i referohej krijimit të komunave të reja me decentralizim, ku përfshiheshin enklavat serbe dhe jo Asociacioni, shkruan Demokracia.com.

“Ata kanë me pasë të drejtë me drejtu universitete, me menaxhu spitale. E, kjo nuk ndodh me komunat me shumicë shqiptare. Tjetra është që kanë me pasë të drejtë me i lidhë horizontalisht në mes veti e vertikalisht me Beogradin”, thoshte Kurti në vitin 2007.

Tutje, në fjalimin e asaj proteste, kryetari i VV-së, thoshte se “po dojnë me na maru diçka të ngjashme si Republika Serbe mrena Kosovës, me na maru një kancer mrena që ka me kontrollu Serbia, dhe krejt koha, nervat, energjia ka me na shku tu kqyrë me asimilu qat kancer e s’kena me mujtë”.

“Edhe me bo me u ba shtet i pavarur, qiky kancer s’ka me të lanë kurrë rehat”, thoshte Kurti.

Më tej, në këtë video, VV-ja e ka futur edhe një pjesë të konferencës së djeshme të Kurtit, ku flet për asociacionin.

“Ju e dini shumë mirë që pyetjeve tuaja për asociacionin unë ju përgjigjem tash e 9 vjet. Pse po besoni që sot është pyetje e re kjo?”. Ndërsa, video në fjalë është që 15 vjet kundër decentralizimit dhe krijimit të komunave të reja si Ranillugu, Parteshi, etj. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme