Lajme
LVV-ja dhe PDK-ja deri më tani më të votuarat nga numërimi i votave me kusht
Demokracia
12:19 | 01 Mars 2021

Share:

Është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

Deri në ora 12:00 janë numëruar 8 mijë e 135 vota, raporton Demokracia.com.

Sipas rezultateve të deri tanishme, Lëvizja Vetëvendosje prin me 3 mijë e 775 vota, Partia Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 526 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani ka arritur që t’i sigurojë 865 vota, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 853 vota.

Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike.

Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, më vonë gjatë ditës pritet edhe një konferencë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Theksojmë se numërimi i votave me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta ka filluar të dielën pas orës 22:00.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifror, u takojnë komunave: Prishtinë 7 520; Prizren 2 953; Fushë Kosovë 1 562; Suharekë 1 538; Mitrovicë e Jugut 1 528 dhe Gjakovë 1 521. /Demokracia.com/

Të ngjashme