Një komandant i marinës ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol i ka kërkuar ndihmë biznesmenit miliarder Elon Musk.
Ai së pari postoi apelin e tij në Facebook dhe tha se kishte krijuar një llogari në Twitter me qëllimin e vetëm për të kontaktuar themeluesin e SpaceX, shkruan Sky News.
“Na ndihmoni të dalim nga Azovstal në një vend ndërmjetësues”, shkroi ai në Twitter.
Në postimin e tij në Facebook, ai e përshkroi Musk si “mbinjerëzor” dhe tha se sipërmarrësi “kishte vërtetuar se nuk ka probleme të pazgjidhshme”.
“Ai kurrë nuk dorëzohet ashtu si ne!”, shtoi ai, duke bërë thirrje për mbështetjen e Musk.
Forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë fabrikën e çelikut Azovstal në portin jugor të rrethuar – vendi i fundit i forcave mbrojtëse ukrainase në një qytet ku Ukraina thotë se dhjetëra mijëra njerëz besohet se janë vrarë që nga fillimi i agresionit.
Autoritetet ukrainase thonë se midis 150,000 dhe 170,000 nga 400,000 banorët e qytetit ende jetojnë atje mes rrënojave të pushtuara nga Rusia. /Telegrafi
@elonmusk people say you come from another planet to teach people to believe in the impossible.
Our planets are next to each other, as I live where it is nearly impossible to survive.
Help us get out of Azovstal to a mediating country. If not you, then who? Give me a hint.— Сергій Волина (@Serjvlk) May 11, 2022