Lajme
Lushtaku – Sveçlës: Ministër, mirë ish kanë me dhanë dorëheqje
Demokracia
18:33 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur në Kuvend për Projektligjin për Paga.

Megjithatë, ai fjalimin e tij e nisi me kritika për ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Lushtaku tha se do të duhej që Sveçla të jepte dorëheqje.

“I nderuar ministër…në fakt do të ishte mirë ti me dhanë dorëheqje për shkak të pasigurisë që po krijon. Megjithatë jemi në një temë tjetër”, tha Lushtaku.

Lushtaku pati kritika të mëdha edhe për Projektligjin për Paqa që po diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme