Lajme
Lushtaku: Kurti kriminelët i lartëson kurse çlirimtarët mundohet t’i përulë
Demokracia
23:51 | 16 Janar 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili përmes një videoje të publikuar të hënën në Facebook, kapërkujtuar Oliver Ivanoviqin, politikanin serb që u vra pesë vjet më parë.

Kurti e konsideroi Ivanoviqin një person të përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.

Lidhur me këtë, deputeti Lushtaku ka thënë se Albin Kurti kriminelët i lartëson kurse çlirimtarët mundohet t’i përulë.

Tutje Lushtaku thotë se me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, “ky kryeministër bëri turpin më të madh, kur ia ndaloi fjalimin kryetarit të Reçakut, një veterani të luftës së UÇK-së, vetëm për faktin se aty përmendte çlirimtarët”.

Postimi i plotë: 

Albin Kurti kriminelët i lartëson kurse çlirimtarët mundohet t’i përulë. Se deri në çfarë niveli ka arritur poshtërsia e kryeministrit Kurti, tregon edhe vlerësimi që i bën figurës së Oliver Ivanoviqit, një njeri i akuzuar nga shqiptarët në veri të Mitrovicës dhe më pas i dënuar nga gjykata me 9 vite burgim për krime gjatë kohës së luftës.

Në anën tjetër, me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, ky kryeministër bëri turpin më të madh, kur ia ndaloi fjalimin kryetarit të Reçakut, një veterani të luftës së UÇK-së, vetëm për faktin se aty përmendte çlirimtarët

Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Turpi ka emër e mbiemër!

Mergim Lushtaku

Të ngjashme