Sport
Lukaku i pandalshëm, Chelsea vazhdon me fitore
Demokracia
20:48 | 11 Shtator 2021

Share:

Chelsea po duket e pandalshme. Skuadra nga Londra ka mundur Aston Villan me rezultat 3:0 në javën e katërt të Premier League dhe tani kryeson kampionatin me 10 pikë, po aq sa Manchester United.

Sfida e zhvilluar në Stamford Bridge është zhbllokuar nga një gol i Romelu Lukaku-t në minutën e 15-të. Belgu ka marrë një asist magjik nga Kovacic dhe nuk ka gabuar.

Kroati ka dyfishuar avantazhin e vendasve katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë  falë një gafe të mbrojtjes mike.

Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe goli i dytë personal i Big Rom. Ish-ylli i Inter-it ka fiksuar shifrat në 3-0 me një predhë të vërtetë. /Demokracia.com

Të ngjashme