Intervista
Lührmann: Drafti i Asociacionit nuk është i autorizuar nga Qeveria gjermane, jo kompetenca të plota ekzekutive
Demokracia
14:40 | 22 Tetor 2022

Share:

Ministrja për Evropë në qeverinë e Gjermanisë, Anna Lührmann ka thënë se drafti i publikuar i Asociacionit nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë e Gjermanisë.

Ajo në Kanal10 ka thënë megjithatë, që është tepër mirë kur shoqëria civile angazhohet për këtë temë sepse duhet të ketë marrëveshje.

“Ky është një draft i bërë me mbikëqyrjen e një shoqate gjermane, Friedrich Ebert Foundation, dhe ata kanë punuar me ekspertë të pavarur. Ky draft në asnjë mënyrë nuk është i autorizuar nga Qeveria gjermane, por ne besojmë se është mirë kur shoqëria civile angazhohet në këtë temë, sepse do të ishte mirë që të arrihet një marrëveshje për statutin e këtij Asociaiconi të komunave serbe. Edhe për mua duket problematike për t’i dhënë komeptenca të plota ekzekutive. Por, mendoj se është mirë që të ketë bashkëpunim me këto komuna, për të gjetur një rrugë se si mund t’i organizojnë dhe t’i shprehin pikëpamjet e tyre”, ka thënë ajo në një intervistë për Kanal10.

Ditë më parë në medie është publikuar një draft i Asociacionit të hartuar nga disa ekspertë gjermanë. Ai nuk dallonte shumë nga marrëveshja që ekzistonte dikur, të cilën Gjykata e kishte shpallur jokushtetues.

Kujtojmë se FES është organizatë e afërt me Partinë Social-Demokrate gjermane që aktualisht është në pushtet dhe e cila e ka marrë përgjegjësinë për hartimin e Draft-Statutit.

Të ngjashme