Auto&Tech
Luftaraku “spiun” Su-75 Checkmate, “bisha” e re ruse gati të pushtojë qiejt
Demokracia
14:19 | 13 Nëntor 2023

Share:

Rusia do të ketë gati në vitin 2025, avionin e ri luftarak të tipit “spiun”, Su-75 Checkmate. Kështu është shprehur së fundmi zv/Presidenti i qeverisë ruse dhe njëherësh ministri i Industrisë e Tregtisë, Denis Madurov.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raporton se Madurov ka dhënë detaje mbi ecurinë e programit të zhvillimit të Su-75 Checkmate, duke zbuluar se ka interes të madh në tregun ndërkombëtar për luftëtarin e gjeneratës së pestë.

Më tej ai ka shpjeguar se gjatë dy viteve të fundit janë bërë disa ndryshime dhe rregullime në prototipin që inxhinierët prezantuan për herë të parë në vitin 2021, në Dubai Air Show. Sipas Madurov është përmirësuar dizajni i avionit luftarak, sistemet e kontrollit, si dhe sistemet e armatimeve, e municioni që do të mbajë.

Su-75 Checkmate është një avion luftarak me një motor një vendësh që po ndërtohet duke u mbështetur te teknologjia e përdorur në si-vëllanë e tij, “spiunin” Su-57. Sipas inxhinierëve rusë ai do të ketë një ngarkesë prej më shumë se 7 tonë, duke u pajisur me raketa ajër-ajër dhe ajër-tokë.

Ai do të ketë aftësinë për ecur me shpejtësi deri në 1.8 Mach, me një rreze operative prej 3000 kilometrash, i aftë për të goditur një numër të konsiderueshëm objektivash armike në të njëjtën kohë.

Kohët e fundit, prodhuesi United Aircraft Corporation (UAC) ka paraqitur një seri patentash në Shërbimin Federal të Pronësisë Intelektuale Ruse, duke zbuluar modifikime interesante në dizajnin origjinal të Su-75.

Këto patenta lënë të kuptohet se UAC planifikon të zhvillojë një version me dy vende të “spiunit” rus dhe një variant të avionit pa pilot. Modifikimet rrisin kapacitetin e brendshëm të avionit, duke i mundësuar atij të mbajë më shumë raketa ajër-ajër dhe të ketë një kapacitet më të madh karburanti.

Përveç rolit të tij në trajnimin e ekuipazheve të ardhshme Su-75, versioni me dy vende i këtij avioni mund të shërbejë potencialisht si një “qendër komandimi” për dronët dhe aeroplanët luftarakë pa pilot të tipit Loyal Wingman.

Të ngjashme