Lajme
Lufta Rusi-Ukrainë| Dyshohet për probleme serioze radioaktive, balta e kontaminuar është përcjellur në Kiev
Demokracia
14:47 | 03 Prill 2022

Share:

Rreth 1500 trupa ruse kanë qenë brenda zonës së centralit bërthamor të Çernobilit, që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës.

Trupat kanë gërmuar tokën dhe më pas kanë vendosur mina, duke prekur kështu hapësirën që është e mbushur me rrezatim, përcjell Demokracia.com.

Ushtarëve rusë, siç raporton Sky News, u janë dhënë pajisje 70 vjeçare për të zbuluar rrezatimin, kështu që nuk kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun.

Tanket që kanë kaluar nëpër këtë zonë, ka shumë mundësi që janë të ndotura me baltë të kontaminuar, ndërsa të njëjtat më pas janë nisur drejt kryeqytetit ukrainas, Kievit, përcjell Demokracia.com.

Autoritetet tani duhet të kontrollojnë për mbetje radioaktive dhe rrezatim rreth Kievit, pasi mund të ketë një problem serioz radioaktiv.

Tanket e njëjta mund ta kenë dërguar baltën e kontaminuar edhe në Rusi e Bjellorusi, pasi po drejtoheshin për atje.

Vlen të përmendet se në Çernobil ndodhi një prej aksidenteve më të rënda nukleare në botë në vitin 1986./Demokracia.com/

 

Të ngjashme