Lajme
Lufta Rusi-Ukrainë drejt fundit| Brenda 10 ditësh ka mundësi për marrëveshje
Demokracia
19:49 | 17 Mars 2022

Share:

“Fund luftës, garanci sigurie, sovranitet, rikthim të integritetit territorial, garanci dhe mbrojtje”: janë këto prioritetet e presidentit të Ukrainës që konfirmon se po punon që nga tani për programin e rindërtimit të vendit.

“Financial Times” kishte paralajmëruar dje për një plan paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës me 15 pika që parashikon heqjen dorë të Ukrainës nga Nato dhe premtimin për të mos lejuar baza të huaja ushtarake në territor, në këmbim të mbrojtjes nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe NATO.

Ndërkohë po shpeshtohen tentativat e ndërmjetësimit, me një rol gjithnjë e më aktiv të Ankarasë që tashmë duket se po punon për një takim mes Putin dhe Zelenskyt.

Nga ana tjetër, pritet edhe një takim mes presidentit amerikan Biden dhe atij kinez Xi Jinping.

Edhe pse diplomacia po bën herë hapa para e herë hapa pas, duket se tashmë po shkohet drejt një marrëveshje paqeje. “Firma e një marrëveshje me Ukrainën pas një negociate të qartë për këto çështje mund të ndalojë shumë shpejt ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë” ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit.

“Mund të duhen edhe pak ditë ose edhe një javë e gjysmë për të gjetur një marrëveshje në pikat që nuk biem dakord” ka deklaruar për mediat polake negociatori i Ukrainës.

 

Të ngjashme