Sport
Luciano Spalletti, më i miri i sezonit në Serie A
Demokracia
19:00 | 02 Qershor 2023

Share:

Çmimi i trajnerit të sezonit të Serie A i është dhënë Luciano Spallettit.

Trajneri i Napolit është zgjedhur si më i miri për sezonin 2022/23 në elitën e futbollit italian.

64-vjeçarit çmimi do t’i dorëzohet para ndeshjes së fundit të Napolit për këtë sezon, ndaj Sampdorias, të dielën.

Lega Serie A shpjegoi se “Çmimi u caktua nga një juri prej drejtorëve të mediave sportive, të cilët vlerësuan çdo trajner në bazë të kritereve teknike dhe sportive dhe cilësisë së lojës së ekipeve të tyre, si dhe sjelljes/fair-play-it të tyre gjatë ndeshjeve”.

Për llogaritjen përfundimtare janë marrë parasysh të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, në përjashtim xhiros së 38-të dhe të fundit, që do të mbyllë zyrtarisht këtë edicion.

Spalletti udhëhoqi Napolin drejt titullit të tretë të kampionit në Serie A, si dhe të parit pas 33 vjetëve.

Të ngjashme