ShowBiz
Loredana: Noizy është një mik që nuk mund ta zëvendësoj askush
Demokracia
12:40 | 07 Nëntor 2022

Share:

Reperja e njohur, Loredana është një prej emrave më të përfolu në industrinë e muzikës shqiptare.

Krahas karrierës së suksesshme, reperja vazhdimisht bën tituj në media rozë edhe për jetën e saj private dhe raportet me kolegët.

Në verën që lamë pas, 26-vjeçarja solli bashkëpunimin e parë me reperin nga Shqipëria, Noizy “Heart attack”.

Foto: Loredana/Instagram

Përveç që kënga u kthye në hit të padiskutueshëm, Loredana dhe Noizy krijuan edhe një miqësi me njëri-tjetrin dhe këtë e kanë dëshmuar në disa raste.

Edhe së fundmi, reperja ka realizuar një pyetësor në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe u pyet se çfarë rëndësie ka Noizy për të.

Foto: Loredana/Instagram

“Një shok që nuk mund ta zëvendësoj askush”, ka shkruar Loredana në përgjigjen e saj.

Ndërkohë, Loredana e cila ka paralajmëruar një turne muzikore, më parë nuk e ka mohuar se në të ardhmen dyshja mund të realizojnë edhe bashkëpunime të tjera.

Të ngjashme