ShowBiz
Loredana i bashkohet fondacionit të Pacollit, dhuron 150 mijë euro për vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë
Demokracia
20:55 | 07 Shkurt 2023

Share:

Behgjet Pacolli dy ditë më parë iu ka bërë thirrje miqve të tij që të ndihmojnë disa nga qytetet e Kosovës pas vërshimeve të mëdha.

Këtij fondacioni iu ka bashkuar edhe reperja kosovare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi.

Këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Naim Murseli, përmes një imazhi në “Instagram” tregoi që reperja ka dhuruar 150 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë.

“Loredana me miqtë e saj dhuron 150 000 euro në Fondacionin behgjetpacolli për vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj”, shkroi ai.

Të ngjashme
ShowBiz • 07 Maj 2024
ShowBiz • 07 Maj 2024