Sport
Lojtarët e Dritës dhe Gjilanit bëjnë nderime për doktorin gjilanas që vdiq një ditë më parë
Demokracia
15:05 | 14 Shtator 2022

Share:

Futbollistët e Dritës dhe Gjilanit kanë bërë nderime për mjekun gjilanas, Visar Huruglica që vdiq një ditë më parë.

Dy ekipet fillimisht kanë mbajtur një minutë heshtje para derbit dhe më pas kanë bërë nderime para fotografisë së të ndjerit që është vendosur pranë bankinave, shkruan Demokracia.com.

Futbollistët kanë vendosur nga një lule në shenjë respekti.

Ky derbi i takon javës së shtatë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe ky derbi po zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të kushteve të stadiumit me bari sintetik në Gjilan./Demokracia.com/

Të ngjashme