Lajme
“Loja” e frikshme e adoleshentëve në TikTok, hyjnë në shtëpitë e të panjohurve dhe i filmojnë
Demokracia
13:36 | 19 Maj 2023

Share:

Një trend i ri në rrjetet sociale ka nisur të shqetësojë autoritetet në SHBA dhe Britani, pasi adoleshentët kanë nisur një lojë të re, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme.

Sfida e re në TikTok fton të rinjtë të hyjnë në shtëpitë e të panjohurve dhe t’i filmojnë ata për të parë reagimet e tyre.

Policia Metropolitane ka nisur një hetim të menjëhershëm në lidhje me këto incidente, teksa disa përdorues të TikTok kanë fshirë menjëherë llogaritë e tyre pas lëvizjes së autoriteteve.

Në një nga videot e postuara online shihet një grup të rinjsh që hyjnë në një shtëpi në Londër, teksa e zonja e shtëpisë i pyet se çfarë po bëjnë. Duke parë se të rinjtë nuk ndalen, ajo thërret për ndihmë personin tjetër që ndodhej brenda shtëpisë.

Të ngjashme