Sport
Llapi synon t’i japë fund serisë negative, Gjilani për mos tu mposhtur – formacionet zyrtare
Demokracia
14:07 | 20 Maj 2023

Share:

Llapi dhe Gjilani do të përballen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në kuadër të xhiros së 35-të në Albi Mall Superligë.

Llapjanët kanë mbetur mbrapa në garën për Evropën, por matematika i lejon ende të ëndërrojnë për pozitën e katërt.

Vendasit kanë gjashtë ndeshje pa fitore dhe synojnë të marrin pikë në përballje me Gjilanin.

Në anën tjetër skuadra e Zekirija Ramadanit ka nevojë vetëm për një pikë për ta siguruar matematikisht pozitën e tretë në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Bytyqi, Raoul, Neto, Maliqi, Krasniqi, Stafa, Rivera, Selimi, Alidema, Firmino.

Gjilani: Koliçi, Islami, Jashari, Halili, Sinani, Prekazi, Ismaili, Ramadani, Musolli, Zabergja, Zeka,

Të ngjashme