Sport
Llapi nis përgatitjet në Antalia, nga e marta me stërvitje dy herë në ditë
Demokracia
17:01 | 16 Janar 2023

Share:

Skuadra e Llapit pasditën e sotme ka mbajtur seancën e parë stërvitore në Antalya të Turqisë.

Stërvitja e sotme ishte më e lehtë dhe me intensitet jo të lartë pasi që ekipi vinte nga udhëtimi disa orësh nga Kosova, bën të ditur faqja zyrtare e klubit, përcjell Demokracia.com.

Ndonëse stërvitja e sotme ishte kryesisht e lehtë, grupi i futbollistëve iu përgjigj detyrave të shtabit teknik për mrekulli.

Siç njofton klubi, gjendja e futbollistëve është shumë e mirë dhe pritet që ekipit sot t’i bashkohen edhe dy mbrojtësit Bianor Neto dhe Fernandinho.

Nga nesër, Llapi do vijoj me stërvitje nga dy-herë në ditë sipas planit të paraparë nga shtabi teknik./Demokracia.com/

Të ngjashme