Sport
Llapi mëson kundërshtarin në Evropë, do të jetë skuadra nga Maqedonia e Veriut
Demokracia
13:43 | 15 Qershor 2021

Share:

Skuadra e Llapit e ka mësuar kundërshtarin e saj për ndeshjet në Conference League të UEFA-s, shkruan Demokracia.com.

Llapi që triumfoi në Kupën e Kosovës dhe që për herë të parë do të paraqitet në garat ndërkombëtare për kundërshtar do ta ketë skuadrën shqiptare FC Shkupi.

Ekipi i Tahir Batatinës, mund ta cilësoi si me fat shortin, kjo jo vetëm për shkak të destinacionit të shkurtër të udhëtimit i cili nuk do të jetë shumi i kushtueshëm, por edhe niveli i kundërshtarin nuk është i pakalueshëm dhe shumë lehtë mund të kalojë në fazën tjetër.

Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje me datë 8 dhe 15 korrik.

Shorti është hedhur sot në Nion të Zvicrës. /Demokracia.com

Të ngjashme