Sport
Llapi mesazh të fortë rivalëve, e mposht thellë Bashkimin në miqësore
Demokracia
15:48 | 02 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Llapit duket gati për pranverën e nxehtë, shkruan “Demokracia.com”.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, e ka mposhtu thellë Bashkimin e Koretinin me rezultat 4:1, në një sfidë miqësore e zhvilluar sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapi që për synim e ka mbetjen në elitën e futbollit si dhe trofeun e Kupës së Kosovës, përmes ndeshjeve dhe rezultateve të mira në miqësore, sikur u ka dërguar sinjale rivalëve se në pranverë do të kenë shumë telashe për ta mposhtur.

Sa i përket ndeshjes së sotme, për Llapin realizuan: Engjëll Hoti, Kushtrim Shabani, Sava Gardasevic dhe Almedin Klinaku, derisa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Visar Zeneli. /Demokracia.com

 

Të ngjashme