Sport
Llapi do ta thotë fjalën e fundit në elitën e futbollit kosovar, thotë Batatina
Demokracia
22:01 | 05 Shkurt 2023

Share:

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thotë se futbollistët që ai drejton, do ta thonë fjalën e fundit në elitën e futbollit kosovar këtë edicion.

Kjo deklaratë e kryetrajnerit llapjan vjen pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Këta djelmosha do ta thonë fjalën e fundit në elitën e futbollit kosovar. Jam shumë i lumtur që arrita ta krijoj një skuadër ashtu siç e kam planifikuar për tri-vitet e ardhshme”, ka shkruar Batatina në Facebook.

Llapi triumfoi në udhëtim te Liria me rezultat 2:3 në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, në kuadër të fazës së 1/8 së finales.

“Bardhekaltrit” nga Podujeva stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar e nisin nga pozita e 6-të ku kanë grumbulluar 20 pikë dhe janë vetëm një pikë larg zonës së kuqe për largim nga Superliga./Demokracia.com/

Të ngjashme