Sport
Llapi disa orë para ndeshjes i dërgon “mesazh” Drenicës
Demokracia
12:31 | 25 Shtator 2021

Share:

Java e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll hapt sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Llapi që ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë kampinonat do ta mirëpres në “Merdare” “Drenica” me fillim nga ora 15:00.

Skuadra llapjane përmes llogarisë zyrtare në “Facebook” ka ftuar llapjanët për të mbështetur skuadrën e zemrës.

“Eja në stadium dhe mbështet skuadrën e zemrës drejt fitores”, shkroi klubi, ku njoftuan gjithashtu se janë maksimalisht të gatshëm për të rrëmbyer 3 pikët e para në Superligë.

Të dy skuadrat janë përgatitur mjaftë mirë për këtë ndeshje dhe spektakëli duket të jetë i garantuar. /Demokracia.com

Të ngjashme