Lajme
Lladrovci raporton për punën një vjeçare, falënderon qytetarët për bashkëpunimin gjatë këtij viti
Demokracia
21:39 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten mbajti tubimin e dytë me publikun, ku raportoi para qytetarëve punën njëvjeçare të këtij viti.

Lladrovci, në mënyrë të detajuar paraqiti të arriturat, vështirësitë, aktivitetet si dhe projektet e realizuara nga drejtoritë komunale gjatë këtij viti.

Në rrjetin social, ai ka shkruar:

Në takimin e sotëm përmbyllës me qytetarët për këtë vit, në pika të shkurtra fola për punën tonë, për arritjet tona në vitin 2022.

I falënderova të pranishmit, njëherësh i falënderova administratorët e vendbanimeve dhe qytetarët, të cilët na kanë mirëkuptuar e bashkëpunuar në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta.

Ky vit, po përmbyllet me shumë suksese. Këto suksese presim të shpallen edhe zyrtarisht si komuna më e mirë me performancë komunale. Presim grantin për vendin e parë, normalisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)

 

Të ngjashme