Sport
Lladrovci pret ministrin Çeku, flasin për projektet e falënderon për vizitën
Demokracia
20:35 | 02 Shtator 2022

Share:

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë.

Lladrovci ka theksuar se ka diskutuar rreth investimeve të planifikuara, ato në proces, si dhe nevojën për një qendër muzeale të komunës, etj.

“Gjatë vizitës në Sheshin “Fehmi Lladrovci” Ministrin Çeku e njoha me projektin ideor për Sheshin, Parkun e Qytetit dhe parkingjet nëntokësore në Shesh”, ka cekur Lladrovci.

Postimi i tij:

Sot, pata kënaqësinë të pres ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, me bashkëpunëtorë, me ç’rast e njoha me punën dhe aktivitetet e përqendruara në Kulturë, Rini, Sport në komunën tonë si dhe projektet e lidhura me këtë lëmë.

Diskutuam rreth investimeve të planifikuara, ato në proces, si dhe nevojën për një qendër muzeale të komunës, etj. Gjatë vizitës në Sheshin “Fehmi Lladrovci” Ministrin Çeku e njoha me projektin ideor për Sheshin, Parkun e Qytetit dhe parkingjet nëntokësore në Shesh.

Po ashtu, Ministrit ia dhurova librin “Përjetësia e dyfishtë” e autorit Bedri Islami, kushtuar heroit dhe heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ndërsa bashkëpunëtoreve të Ministrit, medaljone të punuara nga duart e arta të grave të Drenasit. Faleminderit Ministër për vizitën! /Demokracia.com

Të ngjashme