Sport
Liverpooli “shkel” Norwichin dhe kalon tutje, Rashica luan 20 minuta
Demokracia
22:35 | 21 Shtator 2021

Share:

Liverpooli ka siguruar biletën për në raundin tjetër të EFL Cup pas fitores kundër Norwich Cityt.

“Të Kuqtë” fituan 0-3 në udhëtim te Norwichi në kuadër të raundit të 1/16 së finales, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti japonez, Takumi Minamino ishte më meritori në këtë fitore, ngase realizoi dy gola.

Reprezentuesi i Japonisë serinë e golave e nisi qysh në minutën e katërt.

U desh të pritej minuta e 50-të që Liverpooli ta dyfishojë epërsinë me autor Origin.

Minamino dërgoi topin sërish në rrjetë në dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt për ta “vulosur” fitoren e “Të Kuqve”.

Milot Rashica që ndeshjen e nisi nga stoli, u inkuadrua në 20 minutat e fundit të ndeshjes. /Demokracia.com

Të ngjashme