Lajme
LIVE: Numërohen 74% të votave në Maqedoni: Bujar Osmani 14.3%, Arben Taravari 10.2%
Demokracia
21:59 | 24 Prill 2024

Share:

59% të votave janë procesuar në Maqedoninë e Veriut, ku po prin kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, me 39.5% të votave.

Bujar Osmani, kandidati i Frontit Demokratik, deri më tash numëron 14.2% të votave përkatësisht 97 mijë vota.

Ndërsa kundërkandidati shqiptar i Bujar Osmanit, Arben Taravari, ka deri më tash 69 mijë vota ose 10,28%

Rezultatet në përditësim…

Ndërkaq me ç’pranon informacione Nacionale nga burime të mirëinformuara në Maqedon të Veriut, Bujar Osmani del të jetë afro 11%, ndërsa Arben Taravari me 7%, në 30.62 përqind të votave të procesuara.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka treguar të dhënat mbi daljen e qytetarëve në zgjedhje.

Në një konferencë për media, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashkovski, ka bërë me dije se deri në orën 19:00 kanë votuar 801.074 votues, ose 48.46%.

Koalicionet zgjedhore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut janë shprehur të kënaqur me daljen e qytetarëve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i cili është mbajtur sot.

Zyrtarët Frontit Evropian dhe VLEN kanë dalë në konferenca për media për t`i falënderuar qytetarët për pjesëmarrje masive dhe të qet në këtë proces zgjedhor.

Nënkryetari i BDI-së nga Fronti Evropian, Arbër Ademi, është shprehur optimist se shqiptarët kanë votuar për kandidatin e këtij koalicionin, Bujar Osmani.

Sot popullit foli. Patëm një ditë të qetë dhe një proces demokratik dhe të ndershëm. Është një sukses i përbashkët. Falënderoj ata që treguan sjellje demokratike, duke votuar Frontin Europian dhe dhanë votë për kandidatin tonë, Bujar Osmani”, ka deklaruar ai.

Qytetarët për pjesëmarrje në këtë proces i ka falënderuar edhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari.

Masovikisht qytetarët kanë votuar dhe ky masivitet dëshmon se duhet ndryshim. Kutitë besoj që tashmë janë hapur. Komisionet dhe vëzhguesit tanë e kanë në dorë fitoren dhe garantojmë që çdo votë të jetë e sigurtë. Vota shqiptare nuk do të preket, tërmeti nisi sot por dridhjet finale do të jenë më 8 maj”, është shprehur Taravari.

Të ngjashme