Në mesin e të arrestuarve nga operacioni “Pika 1”, ishte Ahmet Shabanaj, zyrtari policor në pikën kufitare Qafë Morinë. I njëjti ndodhej në paraburgim.
Avokati i tij Bledar Gashi përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se klienti i tij është liruar nga masa e paraburgimit. Atij i është zëvendësuar masa me burgim shtëpiak.

Ndërkohë, sipas prokurorisë Shabanaj ka pranuar disa herë ka pranuar shuma parash nga qytetarë të ndryshëm me qëllim që të ju lejohet të hyjnë në Kosovë. Në disa rast ky zyrtar sipas prokurorisë i ka kryer këto vepra i vetëm e me raste si bashkëpunëtorë me kolegët e tij.
Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për aksionin e IPK-së si pikën kufitare të Morinës ku arrestuan 26 policë kufitarë. Po ashtu Demokracia po atë ditë i ka publikuar edhe emrat e të gjithë arrestuarve.
EKSKLUZIVE| Këta janë emrat e 26 policëve kufitarë të arrestuar nga Inspektorati Policor në Vërmicë