Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga mbajtja.
Sipas asaj që ka mësuar Demokracia.com nga burimet e saj, Prokuroria dhe Gjykata kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet se në selinë e FFK-së kishte sulm fizik.
Kreu i shtëpisë së futbollit kosovar u arrestua mbrëmë pas akuzave për sulm fizik ndaj njërit prej punëtorëve të administratës në FFK, Artan Govorit.
Ky i fundit gjatë mesditës të së mërkurës e kishte paraqitur rastin në polici, duke aloduar se ishte sulmuar fizikisht nga kreu i FFK-së, Agim Ademi.
Arrestimin e Ademit e kishe konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Prishtinë, 16.03.2022 – 13:30. Është raportuar se ka ndodhur një sulm fizik ku i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raportin e PK-së.
Ademi dhe Federata e Futbollit të Kosovës reaguan gjithashtu duke i hedhur poshtë akuzat se në selinë e institucionit më të lartë të futbollit në vend ka pasur sulm fizik. /Demokracia.com/
FFK-ja përgënjeshtron raportimet për rrahje brenda selisë, thonë se ishte vetëm debat i zakonshëm
Reagon Ademi: Vullneti i 44 delegatëve nuk mund të ndryshohet me shantazhe e shpifje të ulëta