Sport
Liria zyrtarizon futbollistin nga Afrika e Jugut, Siyabonga Dube
Demokracia
20:33 | 07 Korrik 2023

Share:

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte se është përforcuar me Siyabonga Dube.

Klubi prizrenas nuk dha detaje për marrëveshjen me lojtarin, të cilin e vlerësoi si lojtar cilësor dhe me shumë përvojë.

Sipas njoftimit të klubit, kontrata dhe të gjitha formalitetet tjera me Duben i kanë përfunduar.

Futbollisti afrikan në ditët në vijim pritet t’i bashkohet klubit nga Prizreni.

Ai u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Lirisë.

Njoftimi i plotë nga klubi i Lirisë (pa ndërhyrje):

“𝗦𝗜𝗬𝗔𝗕𝗢𝗡𝗚𝗔 𝗗𝗨𝗕𝗘 është lojtar cilësor dhe me shumë përvojë i cili ditëve në vijim do t’i bashkangjitet kontingjentit të 𝗞𝗙 𝗟𝗜𝗥𝗜𝗔.

𝗦𝗜𝗬𝗔𝗕𝗢𝗡𝗚𝗔 𝗗𝗨𝗕𝗘 vjen nga superliga e Afrikës së jugut me një përvojë të begatë edhe në përfaqësuesen e 𝗔𝗳𝗿𝗶𝗸ë𝘀 𝘀ë 𝗷𝘂𝗴𝘂𝘁.

Kontrata dhe të gjitha formalitet me lojtarin kanë përfunduar me sukses.

Sfida e re me 𝗞𝗙 𝗟𝗶𝗿𝗶𝗮 do të jetë diçka e veçantë për mua, për ç’gjë jam shumë i lumtur, u shpreh përmes video-bisedës 𝗦𝗶𝘆𝗮𝗯𝗼𝗻𝗴𝗮.

Ditëve në vijim do të ju njoftojmë edhe për transfere të reja me lojtarë të dëshmuar e mjaft cilësor”.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024