Sport
Liria – Vushtrria, ky është çmimi i biletës për ndeshjen e barazhit
Demokracia
18:04 | 18 Maj 2022

Share:

Nga nesër do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë.

Liria dhe Vushtrria do të përballen në stadiumin “18 Qershori” në Klinë për barazhin e parë drejt inkuadrimit në Superligën e Kosovës më 21 maj.

Bileta për të parë nga afër këtë përballje është tri euro, raporton Demokracia.com.

Kjo është bërë e ditur nga klubi prizrenas i cili ka njoftuar rreth shitjes së biletave.

Shorti i tërhequr sot në zyret e FFK-së, për të përcaktuar ekipin që do të luajë në cilësi të vendasit në ndeshje të barazhit dhe kujt cila tribunë do t’i takojë, ka vendosur që Liria e Prizrenit të jetë vendase përballë Vushtrrisë në këtë ndeshje.

Me këtë, adhuruesve të Lirisë do t’i takojë tribuna qendrore (Perëndimore). Vushtrriasit, do të jenë përballë në tribunën e re të ndërtuar, Lindore.

Fituesi i kësaj përballjeje luan me skuadrën që mbyll edicionin në vendin e 8-të në Superligë për një vend në elitën e futbollit kosovar./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024