Lajme
Lirak Çelaj flet për ‘opozitën e ardhshme’, në një emision televiziv, vjen reagimi i PDK-së
Demokracia
21:32 | 07 Prill 2021

Share:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së Lirak Çelajt nga kjo parti, në një emision televiziv për të diskutuar në emër të PDK-së.

Në një sqarim për media, Partia Demokratike e Kosovës thotë se vazhdon të bojkotojë televizioni RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij, dhe se Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë, por vetëm mendimet e tij personale, përcjell Demokracia.com

“I ftuari i sotëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme”, Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale. Duke falënderuar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media”, thuhet në sqarimin e PDK-së./Demokracia.com

Të ngjashme