Lajme
Lipjan| Arrestohet 55-vjeçari, ngacmoi seksualisht dy të mitura
Demokracia
22:33 | 30 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 55 vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina në Lipjan.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti është raportuar rreth orës 16:00,  dhe sipas tyre ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, përcjell Demokracia.com.

“Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual. Rasti është raportuar rreth orës 16:00,  ku i dyshuari A. Sh.  mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina,  kishte ngacmuar dy të mitura”, thuhet në njoftim.

Policia më tej ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual

Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.

Rasti është raportuar rreth orës 16:00,  ku i dyshuari A. Sh.  mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina,  kishte ngacmuar dy të mitura.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar,  i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme