Sport
Limani tregon të vërtetën: Unë isha ai që kërkova largimin
Demokracia
17:48 | 31 Maj 2023

Share:

Drita vazhdon të bëjë ndryshime në skuadër, ndërsa sot edhe zyrtarisht është larguar kapiteni Ardian Limani, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale. Në anën tjetër ka qenë Limani ai që ka treguar të vërtetën e kësaj ndarjeje duke shkruar se ka qenë ai që e ka kërkuar largimin për t’iu lënë vend energjive të reja.

Limani ka bërë të ditur se ai mori vendimin për shkak të sezonit dëshpërues dhe se ka vlerësuar që te Drita është koha për ndryshime.

REAGIMI I PLOTË:

Miq e sportdashes,

Pas insistimit tim te vazhdueshem tek klubi kam arritur marreveshje qe te nderprej bashkepunimin me vullnetin tim te plote. Per kete gje e falemnderoj klubin pafundesisht per mirekuptimin ndaj meje, ne krye me presidentêt e klubit Valon Murseli e Flamur Bunjaku, si dhe stafin drejtues te klubit.

Pas nje sezoni deshperues dhe rezultateve jo te pritura te klubit, e kam pare te rruges te ndermarr nje hap te tille duke konsideruar qe eshte koha e duhur qe klubi te bej ndryshime. Ani pse klubi ka insistuar vazhdimisht qe une te vazhdoj ti prij skuadres drejt synimeve te veta, une kam insistuar te kunderten duke lene hapesire per energjite e reja.

Falenderoj klubin tim te zemres per gjithqka qe me ka dhene ne karriere, presidentet e stafin, trajneret e bashkelojtaret me te cilet kam ndare cdo dite se bashku, si dhe cdo punetor ne klub, stafin mjekesor dhe ekonomet e klubit te cilet jane shembullor ne cdo aspekt!

Falemnderimin me te veqante dua t’ia dedikoj tifozeve te vertete te klubit “Intelektualët”

Ju keni qene dhe jeni frymezimi i rrugetimit tim , e qe nga sot do te jem nje prej jush duke deshiruar qe ju te festoni sa me shume tituj e kupa me skuadren e Drites.

Gjithashtu dua t’iu bej nje kerkese te vogel, qe klubin ta doni me shume kur eshte ne veshtiresi, ashtu sic keni bere nder vite.

Klubi ka nevoje per ju, e ju keni nevoj per klubin.

Une e dua klubin dhe i dua tifozet me te mire ne bote “Intelektualet” ne qfaredo rrethane qe do te ndodhen.

Gjithmone ne zemren time Drita. /Demokracia.com

Të ngjashme