Lajme
Likaj: Mësuesit janë faktor kyç për emancipim shoqëror
Demokracia
10:18 | 07 Mars 2021

Share:

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka uruar mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit.

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 marsit Ditës së Mësuesit, shkruan Demokracia.com.

Likaj ka shkruar në rrjetin social Facebook se kjo datë na përkujton 7 marsin e 1887-ës, kur u hap në Korçë mësonjëtorja e parë shqipe në drejtimin e Pandeli Sotirit.

“Sot nuk mund të lëmë pa e theksuar kontributin e punonjësve të arsimit që edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme mbajtën shkollat hapur dhe arsimin e trajtuan me prioritet. Janë ata që ndër vite kontribuuan për të mbajtur gjallë arsimin shqip dhe shumë prej tyre nuk e kursyen as jetën për lirinë e vendit”, shkruan Likaj.

Postimi i plotë i Ramë Likaj, pa ndërhyrje:

Në ditën e tyre, 7 marsin, urojmë dhe nderojmë të gjithë mësuesit!

Kjo datë na përkujton 7 marsin e 1887-ës, kur u hap në Korçë mësonjëtorja e parë shqipe në drejtimin e Pandeli Sotirit.

Sot nuk mund të lëmë pa e theksuar kontributin e punonjësve të arsimit që edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme mbajtën shkollat hapur dhe arsimin e trajtuan me prioritet. Janë ata që ndër vite kontribuan për të mbajtur gjallë arsimin shqip dhe shumë prej tyre nuk e kursyen as jetën për lirinë e vendit.

Mësuesit e mirë janë udhërrëfyes dhe frymëzues në rrugën e ngritjes individuale dhe faktor kyç për emancipim shoqëror. E ardhmja nis dhe vuloset në bankat e shkollës, prandaj kësaj dite më së miri i shkon thënia e pavdekshme se “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”.

Urime!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ramelikaj/posts/240392764406363

Të ngjashme