Lajme
Ligji i Duhanit ekziston nga 2013-ta, Peci duarkryq kur pihej duhani në takimin e Listës Guxo
Demokracia
18:45 | 08 Prill 2023

Share:

Faton Peci, Ministri i Bujqësisë, pas shumë vjetësh e ka marrë seriozisht Ligjin për Duhanin, i cili është në fuqi që nga 2013-ta. Zbatimi i këtij ligji ka filluar që nga 2023-ta, megjithatë në një mbledhje në fundvit të Listës Guxo shkelej me të dyja këmbët.

Peci gjatë së shtunës deklaroi se po e çrrënjos kancerin në Ministri të Bujqësisë. Njësoj, sipas tij, do t’ia bëjë edhe me pirjen e duhanit në hapësira të brendshme, shkruan Demokracia.com.

“Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapësira të brendshme. Zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim”, deklaroi Peci.

Megjithatë, në trimëri kaq e madhe e Pecit nuk shihej në një tubim të Listës Guxo në një kafiteri, ku prezent ishte edhe kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz.

Në atë tubim, anëtarë të Listës Guxo e bënin “tymnajë” hapësirën brenda, duke konsumuar duhan.

Peci duket se ndaloi zellin për ultimatum të ndalimit të duhanit kur erdhi në shprehje mbështetja e subjektit politik që përfaqëson. /Demokracia.com/

Të ngjashme