Sport
Liga e Evropës rikthehet me rrethin e katërt të fazës së grupeve, vëmendja te Man United, Arsenali e Roma
Demokracia
09:45 | 13 Tetor 2022

Share:

Liga e Evropës rikthehet sonte në program me ndeshjet e rrethit të katërt të fazës së grupeve.

Vëmendja kryesor do të jetë në takimet e Manchester United, Arsenalit e Romës, shkruan Demokracia.com.

“Djajtë e Kuq” luajnë në “Old Trafford” kundër Omonias e cila i shkaktoi vështirësi në takimin e javës së kaluar. Sfida e Grupit E luhet nga ora 21:00.

“Topçinjtë” nga Londra me fillim nga ora 18:45 përballet me Bodo/Glimt të cilën e mundi 3:0 ndeshjen e kaluar në kuadër të Grupit A.

Roma e Jose Mourinhos synon hakmarrjen në udhëtim kundër Real Betisit.

Sfida e parë në “Olimpico” u mbyll me triumfin e andaluzianëve 1:2. Përballja e Grupit C luhet nga ora 18:45.

GJITHA TAKIMET E SOTME:

Të ngjashme