Lajme
Liburn Aliu njofton për miratimin e Udhëzimit Administrativ për Mbeturinat e Ambalazhume
Demokracia
18:49 | 11 Gusht 2023

Share:

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar Udhëzimi Administrativ për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit, për ti hapur rrugë procedurave tjera të radhës, raporton Demokracia.com

Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar për udhëzimin, kushtet dhe detyrimet për prodhuesit dhe importuesit.

“Përmes këtij Udhëzimi do të përcaktohen kushtet, procedurat, përgjegjësitë dhe detyrimet për prodhuesit, importuesit, shitësit dhe palët e tjera të përfshira, për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve të ambalazhuara”, ka shkruar ai.

Sipas tij, synimi është që të ndikojmë në mbrojtjen e shëndetit dhe promovimin e një mjedisi të qëndrueshëm.

“Synimi është që të ndikojmë në mbrojtjen e shëndetit dhe promovimin e një mjedisi të qëndrueshëm e të pastër për të ardhmen tonë dhe për brezat e ardhshëm. Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Masat fillojnë të zbatohet një (1) muaj pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme