Sport
Lewandowskit nuk i pëlqen krahasimi me Benzemën: Ai e njeh ligën, ka dëshmuar se është një nga më të mirët në botë
Demokracia
12:50 | 01 Gusht 2022

Share:

Lojtari i ri polak i Barcelonës, Robert Lewandowski, tha se ai nuk dëshiron që gazetarët ta krahasojnë atë me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, sipas mediave spanjolle, transmeton Demokracia.com.

Leëandoëski mbërriti në Barcelonë nga Bayerni dy javë më parë. Disa media spanjolle pretendojnë se Benzema dhe Lewandowski do të luftojnë për titullin e golashënuesit më të mirë në kampionatin spanjoll.

“Benzema është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai e tregoi këtë sezonin e kaluar në Champions League kur eliminoi PSG-në, Chelsean dhe Manchester Cityn me Realin. Ai ka qenë në La Liga për 10 apo edhe 12 vjet – nuk e di me siguri. Benzema e njeh në mënyrë të përsosur këtë ligë, dhe në Champions League ka dëshmuar se është një nga lojtarët më të mirë në botë”, tha futbollisti polak.

Leëandoëski theksoi se në Barcelonë e pret një sfidë e re.

“Mendoj se është e mrekullueshme që ka kaq shumë sulmues të mirë në La Liga. Do të jetë më interesante për tifozët dhe spektatorët. Nuk dua ta krahasoj veten me Benzeman për momentin. Më pret një sfidë e re, të cilën e pranoj dhe ai është ikonë për shumë vite në La Liga. Në sezonin e fundit, ai tregoi se sa i mirë është me të vërtetë”, tha lojtari i Barcelonës.

Leëandoëski nuk ka shënuar ende një gol për klubin katalanas.

“Më e rëndësishmja për mua është se çfarë rezultati do të arrijmë si klub. Si do të luajmë, do të shkojmë nga fitorja në fitore? Ky është qëllimi im”, përfundoi përfaqësuesi polake./Demokracia.com/

Të ngjashme