ShowBiz
Letrat e divorcit tregojnë arsyen e vërtetë pse Kim dhe Kanye u ndanë
Demokracia
12:16 | 28 Shkurt 2021

Share:

Kërkesat e divorcit të Kim Kardashian dhe Kanye West kanë zbuluar arsyen pse ata janë ndarë.

Ylli i Keeping Up with the Kardashians, përmendi “ndryshimet e papajtueshme” si arsyen e saj kur ajo bëri kërkesë për divorc nga reperi, me të cilin u martua në vitin 2014, në fillim të këtij muaji, transmeton Demokracia.com

Kërkesa e saj, gjithashtu konfirmon raportet se ajo po kërkon kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të çiftit North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Ajo ka kërkuar gjithashtu që aftësia për të dhënë mbështetjen e bashkëshortit nga ajo ose Kanye, të ndërpritet kur divorci të përfundojë.

Kanye thuhet se është i kënaqur me marrëveshjen.

Asnjëra palë nuk po i kundërshton kërkesat e parashtruara, sipas raportimeve./Demokracia.com

Të ngjashme