Lajme
Leposaviq | Detaje të reja, si dhe pse i gjuaji polici me armë zyrtare dy persona
Demokracia
10:34 | 29 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Një vrasje në tentativë ka ndodhur pasditen e së dielës në Leposaviq, ku është përfshirë edhe një zyrtar policor.

Pasditen e së dielës një pjesëtar i Policisë së Kosovës është përfshirë në një incident në Leposaviq.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, polici kishte qenë në një lokal, kur dy persona të dyshuar kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit ku po ndodhej edhe polici, shkruan Demokracia.com.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia këtë rast është duke e hetuar si “vrasje në tentativë”, përderisa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur deri më tani.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

VRASJE NË TENTATIVË

Leposaviq 28.08.2022-17:10.Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare. Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Polici në Veri i gjuan dy persona me armë – IPK i çon hetuesit në vend të ngjarjes

Të ngjashme