Sport
Leo Messi zbulon formacionin më të mirë me lojtarët që ka luajtur në klube – përbuz emra si Henry dhe Pique
Demokracia
20:16 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Duke folur për Goal Arabia, Lionel Messi ka renditur 11-shen më të mirë që përbëhet nga ish-bashkëlojtarët e tij.

Edhe pse shumica e zgjedhjeve nuk janë aspak befasuese, disa prej tyre mund të duken të çuditshme për tifozët e Barçës, veçanërisht kur shihni se kush është shpërfillur.

Disa tifozë mund të habiten kur shohin Javier Mascheranom në vend të Gerard Pique, por bashkëkombësi i Messit luajti një rol kyç në udhëtimin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2014, prandaj është zgjedhur.

Megjithatë, surpriza më e madhe është Kylian Mbappe, duke zënë vend përpara Thierry Henry.

Mbappe është i vetmi lojtar në 11-shën që nuk ka luajtur kurrë për Barcelonën.


Portier: Marc-Andre ter Stegen

Mbrojtës: Dani Alves, Javier Mascherano, Carles Puyol, Jordi Alba

Mesfushorët: Xavi, Andres Iniesta, Ronaldinho

Sulmuesit: Neymar Jr, Kylian Mbappe, Luis Suarez

Të ngjashme