Lajme
Lëndohet një i mitur në vendin e punës
Demokracia
11:48 | 08 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Një i mitur është lënduar në vendin e punës dje në Prizren. Sipas policisë ai ka marr lëndime nga makineria e punës.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar i mitur, derisa ishte në vendin e punës, dyshohet se aksidentalisht ka pësuar lëndime nga makineria e punës. Njësitë relevante policore dhe inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme