Sport
Lëndimi i rëndë dhe gjendja shëndetësore e Islamit, Gjilani del me komunikatë
Demokracia
18:46 | 23 Tetor 2022

Share:

Gjilani njofton se gjendja shëndetësore e futbollistit Përparim Islami është stabile dhe jashtë ndonjë rreziku, përcjell Demokracia.com.

Futbollisti Islami pësoi një çarje në regjionin e arkadës (ana e djathtë) në një duel me futbollistin e Trepçës ’89 dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës, bën të ditur faqja zyrtare e klubit.

Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u suturuar (qepur) plot 15 herë, me ç’rast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lendim.

Islami pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen e sotme ndaj Trepçës ’89 kur lojtari Peci bëri ndërhyrje të ashpër, me ç’rast u përjashtua me karton të kuq.

Islami u dërgua me urgjencë në spital, por fatmirësisht gjendja e tij tanimë është stabile.

Gjilani barazoi 1:1 me Trepçën ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë./Demokracia.com/

Të ngjashme