Sport
Legjenda e Milanit i impresionuar nga Amir Rrahmani, jep fjalë të mëdha për të
Demokracia
15:00 | 06 Tetor 2022

Share:

Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta ka vlerësuar lart performancën e Amir Rrahmanit me Napolin.

Ai në një intervistë ka komplimentuar dyshen e mbrojtjes napolitane ku bën pjesë edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, duke thënë se ata po luajnë mjaft mirë.

“Napoli është një simfoni perfektë. Ata të sulmojnë në të gjitha anët, luajnë mirë me topa të gjatë dhe të shkurtër. Është e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme se çfarë ekipi ka ndërtuar trajneri Luciano Spalletti”.

“Për mua, dy qendërmbrojtësit (Rrahmani e Kim) janë befasia më e madhe e këtij Napoli. Por, ata po luajnë mjaft, mjaft mirë”, u shpreh Alessandro Costacurta për “Sky Sport”.

Qendërmbrojtësi nga Kosova ka fituar që një kohë të gjatë besimin e trajnerit të Napolit, Luciano Spallettit në formacionin bazë të Napolit.

Rrahmani u transferua te Napoli në verën e vitit 2020 nga Hellas Verona./Demokracia.com/

Të ngjashme