ShowBiz
Ledri po martohet, Sara tregon planet për dasmë dhe një bebe tjetër
Demokracia
15:55 | 20 Maj 2022

Share:

Që nga momenti kur u bë publike lidhja e Ledri Vulës me Sara Hoxhën, vëmendja për këtë të fundit ka qenë e madhe.

Blogerja e njohur e cila pashmangshëm është bërë pjesë e mediave rozë komentohet për çdo lëvizje e postim që bën.

Sara po e shijon në maksimum epitetin e nënës. Kështu, pothuajse gjithë kohën ia dedikon vajzës, Poem Blu.

Në një intervistë për gazetarin e emisionit të mëngjesit në T7, Liridon Spahiu, ajo ka treguar se a e kanë në plan çifti që ta kenë edhe një fëmijë tjetër së shpejti.

Ndryshe, fansat e Ledrit dhe Sarës duket se po e presin me padurim një dasmë prej tyre.

Sara pati një përgjigje të shkurtër për T7 në pyetjen për fustanin e bardhë.

Mes tjerash, Hoxha tha se ka edhe disa plane të tjera për këtë vit, por që nuk zbuloi asgjë. Për të shikuar intervistën e realizuar nga gazetari Liridon Spahiu, e mësoni duke klikuar në video.

Të ngjashme