ShowBiz
Ledion Liço i ashpër me banorët, ndërpret Julin teksa po fliste: Boll më
Demokracia
21:50 | 27 Shkurt 2024

Share:

Spektakli i natës së sotme (e martë) ka nisur me debate e me tone të larta ndërmjet banorëve.

Një diskutim ka nisur mes Romeos dhe Françeskës, për marrëdhënien e tij me Heidin.

Situata ka eskaluar teksa janë përfshirë edhe të gjithë konkurrentët e tjerë.

Foto: Screenshot/YouTube

Derisa po flisnin të gjithë njëzëri, prezantuesi i këtij programi, Ledion Liço, e ndërpreu Julian Dedën.

“Thelbi është shumë i rëndësishëm, sepse ju duke bërë zhurmuesin harroni, jo jo Juli se edhe ti je pjesë e zhurmës. Jo po fare tani. Të ndërpreva unë, boll mos fol më se në momentin që unë ndërhyj tregoj se ku dua të dalë”, u shpreh Liço.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai theksoi: “Jeni duke folur prapë të gjithë. Atëherë, do doja të dëgjoj opinionistët se po bëni korin”.

Ledion shpesh ua ka tërhequr vërejtjen banorëve për shkak të mënyrës së komunikimit në Prime. 

Të ngjashme