ShowBiz
Lediani dhe Elhaida flasin për herë të parë për kritikat e romancës së tyre
Demokracia
13:06 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Lidhja e re mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliut mori jo pak vëmendje në rrjet dhe u shoqërua me shumë kritika.

Mbrëmjen e sotme, në “Dancing with the Stars” – Talk Show – të ftuarit dhe dyshja folën rreth ngjarjes.

Elhaida tha në lidhje me reagimin e saj, se është konsultuar me Ledianin, i cili kishte vendosur të mos jepte më shumë shpjegime.

“Nëse nis diçka e re, është e logjikshme që diçka ‘më e vjetër’, ka përfunduar dhe kjo s’ka nevojë për shpjegim”, shtuan ata.

Megjithatë, Elhaida tha se i detyrohej një sqarim publikut në momentin që kishte vendosur ta bënte publike lidhjen.

Ndërkaq, tashmë i dashuri i saj, u shpreh se nuk e kishin menduar që kjo ngjarje do të merrte këto përmasa, dhe se ajo që po ndodh në mes tyre është shumë reale.

“Nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase. Edhe kur është dhënë videoja, kemi menduar të ndajmë një copëz dhe pjesën tjetër ta mbajmë për vete. Kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe kaq!”

Elhaida vazhdoi duke thënë se “të dy janë të rritur” dhe “nuk ka mundësi të mos kishin pasur lidhje më para”.

“Nuk kemi thyer asnjë kod moral. Jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat. […] Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete”, përfundoi Elhaida.

Të ngjashme