Sport
Lebron James, basketbollisti më i paguar në NBA
Demokracia
18:27 | 18 Gusht 2022

Share:

Njëri prej basketbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, LeBron James, nënshkroi vazhdimin e e kontratës për dy vjet me LA Lakers, e cila do t’i sjellë atij 97.1 milionë dollarë.

Kjo tashmë e bën James lojtarin më të paguar të NBA-së në histori, dhe nëse kufiri i pagave në të gjithë ligën rritet, ai mund të fitojë deri në 111 milionë.

James do të festojë datëlindjen e 38-të në dhjetor dhe po përgatitet për sezonin e tij të 20-të në karrierë.

Pavarësisht moshës, ai nuk tregon shenja të ngadalësimit dhe shënoi mesatarisht më shumë se 30 pikë, më shumë se gjashtë asistime dhe më shumë se tetë kërcime për lojë sezonin e kaluar.

Të ngjashme