Lajme
LDK me Departament të Mbrojtjes, Anton Quni emërohet drejtues- Abdixhiku shpalos planet
Demokracia
11:16 | 18 Prill 2024

Share:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga fillimi i vitit 2024 kanë formuar 21 departamente dhe ka shtuar se këto departamente kanë afër 1300 profesionistë të fushës.

“Nga fillimi j këtij viti, LDK-ja ka formuar plot 21 deparatamente, nga një për secilin fushëveprim të programit politik “Rruga e Re”; nga një për secilin digaster qeverisës të vizionit tonë qeverisës. Keto departamente mbajnë rrerh vetes plot 1300 profesionistë të fushës, që sot ndërtojnë programin, nesër bëjnë politikën.”

Lexo Edhe:
Abdixhiku ka njoftuar se dje ka mbledhur në takimin e parë Departamentin e Mbrojtjes ku kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në vend dhe projektet në “Rrugën e Re”.

Ai ka shpalosur planet kryesore në mbrojtje:

“Rritje të buxhetit në plot 2% të vlerës së ekonomisë; në proporcion me vendet anëtare të NATO-s, përkatësisht buxhet vjetor 200 deri 300 milion euro secilin vit.

Koeficient 135-150, që nënkupton rritje të pagës për ushtarët e thjeshtë nga 616 euro sa është sot në 840.

Ristrukturimi i Forcës, nëpërmjet rritjes së ushtarëve aktiv nga 4000 sa janë sot në 6000; 3000 rezervë aktive dhe 20 mijë rezervë pasive.

Ndërtimi i 4 kazermave ushtarake në Kosovë, përkatësisht në Prizren, Gjakovë, Podujevë e Suharekë.

Ndërtimi i lagjeve ushtarake, në investime kapitale plot 50 milionë euro gjithsejt; me qëllim të pfrimjt të kushteve bazike për personelin ushtarak në vend.”

Abdixhiku ka bërë të ditur se bartës i këtij departamenti është caktuar Anton Quni.

Të ngjashme