Lajme
LDK-ja thërret për nesër konferencë për media
Demokracia
21:08 | 03 Gusht 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thirrur konferencë për media për ditën e nesërme.

Konferenca do të fillojë në ora 10:30, siç tregon zyra për media e kësaj partie.

Nuk dihet cila do të jetë tema që do ta trajtojë LDK, por opozita po e akuzon Qeverinë për korrupsion.

”Nesër më datë 4 gusht 2023, në orën 10:30, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

Të ngjashme